Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me tragjedinë e ndodhur së fundmi në Maqenoninë e Veriut, ku 59 persona humbën jetën pasi diskoteka “Puls” u përfshi nga flakët.
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ditën e sotme ka bërë me dije se janë identifikuar të 59 të vdekurit nga ngjarja tragjike në Koçan dhe autposia e tyre ka përfunduar.
Më tej ai thekson se nga zjarri mbetën të plagosur 196 persona, në mesin e tyre dhe 20 fëmijë.
“Lidhur me 59 personat e vdekur, theksoj se të gjithë janë identifikuar dhe për të gjithë autopsia ka përfunduar më 18 mars 2025. Në zjarr janë lënduar 196 persona, prej të cilëve 20 fëmijë”, tha Toshkovski në konferencën e sotme për media.
Ndërsa për 93 të lënduarit ministry bëri me dije se ata po marrin trajtim në spitalet e Shkupit. 80 prej tyre mësohet se janë transportuar jashtë vendit, përkatësisht në Serbi, Bullgari, Turqi, Greqi, Austri, Lituani, Slloveni, Hungari dhe Kroaci.
Gjithashtu drejtori i Komisionit Qendror Ushtarak, Stojançe Angelov, në një konferencë për media njoftoi se varrimi i 59 të vrarëve në Koçan pritet të bëhet të enjten, më 20 mars, ndërsa ora e saktë do të bëhet e ditur më vonë.


