Dje u publikuan pikët e fituara nga kandidatët për pozicionin e drejtorit të Drejtorisë Vendore. Sipas pikëve, publikuar nga Policia e Shtetit vihet re se disa nga drejtuesit aktualë në qarqe janë skualifikuar për shkak të performancës së dobët.
Për ta, ndër të tjera penalizuese ka qenë edhe zotërimi i anglishtes, një nga kriteret për të cilat janë testuar.
Alfred Elezi, drejtori i Policisë së Lezhës është renditur i fundit nga drejtuesit me 48 pikë.
Ermal Muçaj, drejtuesi i Vlorës në vendin e 24 me 62 pikë, Altin Qato drejtori i Policisë Rrugore me 63 pikë. Drejtuesi i Policisë së Kukësit, Artan Bajraktari me 61 pikë.
Përvoja organizative dhe drejtuese e favorizojnë kandidatin, sepse zë numrin më të madh të pikëve, maksimalisht 60 pikë.
Gara për drejtuesit e policisë në qarqe, kush pritet të drejtojë DVP e Tiranës. Ja emrat e tjerë


