TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar ditën e sotme listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK-ut. Kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP, Sokol Stojani u shpreh se të gjithë kandidatët i plotësojnë kushtet për të qenë garues të SPAK.
“Janë 4 kandidatë në garë, të jenë prokurorë të SPAK, të mos jenë drejtues, të kenë paraqitur platformë dhe të mos kenë masë disiplinore. Të katër kandidatët i plotësojnë kushtet për të garuar për të qenë në krye të SPAK: Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho,” tha Stojani./Radar.al


