Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur datën dhe orën e intervistimit të katër kandidatëve për drejtimin e SPAK. Seanca do të zhvillohet më 11 dhjetor, në ora 09:00.
Në garë janë prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj. Pas intervistimit dhe pyetjeve nga anëtarët e KLP-së, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të votimit.
I gjithë procesi do të mbahet nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë, teksa SPAK mbetet prioritet i partnerëve edhe pas mbylljes së mandatit të kreut aktual Altin Dumani, i cili e përfundon detyrën më 18 dhjetor, por do të vazhdojë të ushtrojë funksionet e prokurorit të posaçëm.


