Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Gara e socialistëve në Tiranë/ Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka në “luftë” për një karrige në Parlament

    May 16, 2025
    Gara e socialistëve në Tiranë/ Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka në "luftë" për një karrige në Parlament

    TIRANË– Në një kohë që kanë kaluar 5 ditë nga dita e votimeve, në Qarkun e Tiranës deri më tani janë numëruar 1271 kuti votimi nga 1282. Ndërkohë teksa po numërohen edhe kutitë e fundit gara është bërë e fortë mes kandidatëve të Partisë Socialiste në listën e hapur.

    Partia Socialiste në Qarkun Tiranë ka arritur të sigurojë 19 mandate deputetësh. Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.

    Ndërkohë gara mes socialistëve bëhet për 7 mandate deputetësh, ku pjesë janë kandidatët e listës së hapur. Më i votuari nga radhët e PS, sipas rezultateve të deritanishme është Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka arritur të fitojë 21783 vota.

    Ndërsa i dyti është deputeti veteran Erion Braçe, i cili ka marrë mbështetjen e 20218 socialistëve deri më tani. Gjithashtu listës i shtohet ministri Ervin Hoxha me 18742 vota dhe Fatmir Xhafaj me 12428 vota, Ornaldo Rakipi me 9435 vota. Ndërsa Anila Denaj me 8621 vota dhe Blerina Gjylameti 5709, dy kandidate që përfitojnë nga kuotat gjinore.

    Ndërkohë gara për mandatin e 18 dhe 19 në Qarkun e Tiranës është shumë e fortë mes Orlando Rakipit dhe Xhemal Qefalisë me një diferencë prej 35 votash.

    “Lufta” për një karrige në Kuvend është e ashpër edhe midis Gjylametit dhe Xhaçkës me një diferencë prej 33 votash./Radar.al

    Kallas në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer me reformat

    11 Maji zgjedhjet 2025 Blerina Gjylameti Olta Xhaçka Tiranë Xhemal Qefalia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.