Gianluigi Donnarumma është shpallur fitues i çmimit prestigjioz si portieri më i mirë i vitit, pas një sezoni pozitiv.
Por një gafë e faqes zyrtare të “Topit të Artë” ka shkaktuar konfuzion. Në një postim të publikuar në rrjet, në vend të Donnarummas, i renditur i pari doli Emiliano Martinez. Postimi u fshi menjëherë pas vënies re të gabimit.
Megjithatë, trofeu mbetet në duart e Donnarummas, që nuk ka arsye të shqetësohet nga kjo ngatërresë.


