Edhe pse frutat janë shpesh zgjedhja ideale për mëngjes, disa prej tyre nuk janë të përshtatshme kur konsumohen me stomakun bosh. Profesori Tim Spector, epidemiolog britanik dhe ekspert i ushqyerjes, paralajmëron se bananet dhe mangoja mund të shkaktojnë efekte të kundërta.
Këto fruta kanë shumë sheqer dhe pak fibra, prandaj pas një rritjeje të shpejtë të energjisë, niveli i sheqerit bie ndjeshëm, duke shkaktuar lodhje, nervozizëm dhe uri të madhe. Kjo mund të çojë në ngrënie të tepërt gjatë ditës.
Në vend të tyre, më mirë zgjidhni fruta pylli si boronicat, mjedrat dhe dredhëzat, të pasura me fibra dhe antioksidantë që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit dhe përmirësimin e shëndetit të zorrëve.
Nëse doni të konsumoni banane ose mango, rekomandohet t’i hani së bashku me proteina apo yndyra, si kos grek ose arra, për të ngadalësuar tretjen dhe për të ruajtur energjinë gjatë mëngjesit.
Profesori thekson gjithashtu se mëngjesi nuk është i domosdoshëm për të gjithë dhe shmangia e tij mund të jetë e dobishme për disa, veçanërisht për ata që praktikojnë agjërim të ndërprerë.


