Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Futbollistët e Kombëtares tani janë të suksesshëm jashtë, një brez që di të fitojë tituj kampion

    May 18, 2025

    TIRANË– Sot, një pjesë e mirë e Kombëtares shqiptare përbëhet nga futbollistë që kanë shijuar shijen e titullit kampion në kampionate të ndryshme. Kjo përvojë dhe ky mentalitet fitues përkthehet në një përfaqësuese më të fortë, më të pjekur dhe më ambicioze. Nga stadiumet e Kroacisë dhe Polonisë, Belgjikë e Letoni, për të mbërritur te Asllani në Itali, kuqezinjtë po lënë gjurmë.

    ZVICËR DHE KROACI- Arlind Ajeti ka qenë pjesë e Bazelit gjatë periudhës së artë të klubit (2010–2015), ku fitoi 5 tituj kampionë. Naser Aliji, një tjetër produkt i të njëjtit klub, fitoi gjithashtu 3 tituj radhazi. Në Kroaci, Endri Çekiçi u shpall kampion me Dinamo Zagrebin në tri sezone (2014–‘15, 2015–‘16, 2017–‘18), ndërkohë së fundmi, Arbër Hoxha ka ndjekur hapat e tij, duke fituar titullin në sezonin 2023–‘24 me të njëjtin klub.

    POLONI DHE HUNGARI – Sadiku dhe Muçi. Armando Sadiku ngriti trofeun me Legia Varshavën në sezonin 2017– ‘18. Ndërsa Ernest Muçi, pjesë e brezit të ri, fitoi titullin me të njëjtin klub në sezonin 2022–‘23. Armando arriti të fitonte edhe një titull tjetër në kampionatin indian. Ndërkaq, në Hungari, Myrto Uzuni fitoi dy herë radhazi titullin kampion me Ferencvaroshin.

    BELGJIKË DHE ÇEKI- Muja, Laçi dhe Tuci. Arbnor Muja fitoi titullin me Antverpin në sezonin 2022–‘23. Qazim Laçi dhe Indrit Tuci, të dy pjesë e Sparta Pragës, janë kampionë në dy sezonet e fundit, duke shënuar një tjetër sukses për kuqezinjtë në Europën Qendrore.

    SUEDI DHE LETONI- Etrit Berisha, portieri legjendar, fitoi titullin me Kalmarin në Suedi në sezonin e largët 2007–‘08, një nga të parët që shijoi suksesin ndërkombëtar, ndërsa Herdi Prenga, edhe pse në Kombëtare është thirrur vetëm si zëvendësues, është një tjetër kampion i shumëfishtë, me 2 tituj me Riga FC dhe 2 të tjerë me RFS, duke e bërë atë një ndër më të suksesshmit në këtë listë.

    SHQIPËRI DHE MAQEDONI- Në Shqipëri, ka qenë Taulant Seferi që është shpallur kampion me Tiranën, ndërsa me Partizanin, kanë festuar Asani dhe Hadroj, në sezone të ndryshme. Seferi ka dalë kampion edhe në Maqedoni me Rabotniçkin, ndërsa Asani tri herë me Vardarin./PanoramaSport

    Humbën rrugën në Karaburun, policia ndihmon 2 turistët kanadezë

    Ishin më të dashuruar se kurrë/ Robert Berisha i jep fund lidhjes me Anën?

    Futbollistët e Kombëtares kombetarja shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.