Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Fund i tensionimit? Merz telefonon me Donald Trump

    May 16, 2026

    Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA-së kanë qenë së fundmi të tensionuara. Tani, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti amerikan Donald Trump zhvilluan sërish një bisedë telefonike.

    Pas konflikteve të tyre të fundit në publik Friedrich Merz dhe Donald Trump zhvilluan sërish një bisedë telefonike. Merz shkroi në platformën X se biseda kishte qenë “e mirë” dhe se të dy kishin ranë dakord se Irani duhet të rikthehet në tryezën e negociatave. Gjithashtu, sipas Trumpit dhe Merzit ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur dhe Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.

    Sipas kancelarit Merz tema të tjera të bisedës telefonike me presidentin amerikan ishin gjetja e një zgjidhjeje paqësore për Ukrainën si dhesamiti i NATO-s në Ankara që do të zhhvillohet në fillim të qershorit. “SHBA-ja dhe Gjermania janë partnerë të fortë në një NATO të fortë”, theksoi më tej Friedrich Merz.

    Gjatë telefonatës Donald Trump ndodhej në avion në fluturimin e kthimit nga Kina. Atje ai u takua me presidentin kinez Xi Jinping. Edhe në ato bisedime temë kryesore ishte Irani. Deri tani Trump nuk është shprehur publikisht për bisedën me Merzin.

    Marrëdhënie e acaruar

    Marrëdhënia mes Friedrich Merz dhe Donald Trump ka qenë për një kohë të gjatë mjaft e mirë. Megjithatë javët e fundit Trump reagoi ashpër ndaj disa deklaratave të kancelarit Merz, i cili gjatë një aktiviteti me nxënës në Sauerland kishte thënë se SHBA-ja duket se nuk ka një strategji të qartë në luftën me Iranin. Duke iu referuar negociatave të bllokuara, ai tha gjithashtu se “një komb i tërë po poshtërohet nga udhëheqja shtetërore iraniane”.

    Pas kësaj Trumpi e akuzoi Merzin se nuk e di për çfarë po flet. Ai kërcënoi gjithashtu se do të shqyrtonte tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

    Në fillim të majit qeveria amerikane njoftoi tërheqjen e një pjese të trupave të stacionuara në Gjermani. Ministria e Mbrojtjes e justifikoi vendimin me një rishikim të detajuar të stacionimit të forcave amerikane në Evropë.

    Trumpi e ka akuzuar vazhdimisht Gjermaninë si  dhe partnerë të tjerë të NATO-s për mungesë mbështetjeje në konfliktin me Iranin dhe ka bërë të qartë disa herë se kishte pritur më shumë nga NATO. Sipas tij NATO është një aleancë mbrojtëse, e cila duhet të reagojë në rast se një nga shtetet anëtare sulmohet./DW

    donald trump Merz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 28, 2026

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    July 28, 2026

    Merr formë bajpasi i Tiranës , mbi 30% e punimeve janë përfunduar, Karakaçi inspekton situatën

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.