Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

    Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/ Peleshi e ndërpret seancën, tensione në sallë

    Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani, ndërhynë pa leje…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Fshehu në kamion 3 persona të shpallur në kërkim për të kaluar ilegalisht kufurin, arrestohet shoferi

    October 31, 2025

    DURRËS– “Blutë” në Portin e Durrësit kanë arrestuar një 47-vjeçar, i cili tentoi të trafikonte tre emigrantë drejt Italisë, të fshehur në kamionin që ai drejtonte. Ndërkohë raportohet se gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, efektivët zbuluan tre shtetas të huaj të fshehur në mjetin transportues, me të cilin 47-vjeçari kishte planifikuar t’i transportonte ilegalisht drejt Italisë.

    NJOFTIMI:

    Port, Durrës

    Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni i koduar “Marine”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kuifirit.

    Fshehu në kamionin që drejtonte, 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht në Itali, arrestohet 47-vjeçari.

    2 nga shtetasit e fshehur në kamion, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, njëri prej tyre i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

    Këta 2 shtetas u vunë në pranga, ndërsa shtetasi tjetër i fshehur në kamion, i dënuar më parë në Itali, u vu në hetim.

    Sekuestrohen kamioni, celularë dhe dokumente të këtyre shtetasve.

    Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit finalizuan operacionin policor të koduar “Marine”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi:

    K. Gj., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën të fshehur 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

    Nga verifikimet e kryera në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se:
    -shtetasi R. M., 37 vjeç, banues në Lezhë, i fshehur në kamion, ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit Publik në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. 37-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.

    -shtetasi K. D. alias K. F. alias K. P., i fshehur në kamion, ishte shpallur në kërkim kombëtar në Itali. Ky shtetas u arrestua dhe pritet lëshimi i urdhër arrestit ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për të.

    -shtetasi S. D. alias K. M. i fshehur në kamion, ka qenë i dënuar më parë, me burgim, nga Gjykata e Pratos, Itali, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Për këtë shtetas nisi procedimi në gjendje të lirë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Radar.al 

    Fshehu në kamion 3 persona kamion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

    June 18, 2026

    Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/ Peleshi e ndërpret seancën, tensione në sallë

    June 18, 2026

    Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani, ndërhynë pa leje…

    June 18, 2026

    Milanin e refuzojnë të gjithë pas Tares! Merr një tjetër shuplakë nga gjermanët

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.