Qeveria shqiptare ka vendosur që fshati Lin në Pogradec të shpallet pasuri kulturore e paluajtshme, duke e klasifikuar si “Ansambël arkitektonik urban”. Ky vendim synon të mbrojë dhe të ruajë vlerat historike dhe arkitekturore të fshatit, duke përfshirë edhe krijimin e një zone mbrojtëse rreth ansamblit.
Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe Bashkia Pogradec. Po ashtu, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të publikojë hartat e zonës në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të regjistrojë vendimin sipas ligjit në fuqi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


