Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i motit për sot, 16 Prill 2026

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Francezi ka shënuar në tri finale, Reali me Mbapenë për trofeun

    April 25, 2025
    Francezi ka shënuar në tri finale, Reali me Mbapenë për trofeun

    FRANCË– Kilië Mbape është një armë që Madridit i duhet apriori nëse dëshiron të mundë Barcelonën në Sevilje këtë të shtunë. Kjo do të jetë finalja e katërt e francezit me “los blancos” dhe sigurisht që nuk ka bërë keq: ka fituar dy dhe ka humbur një, pikërisht kundër Barçës, por ka shënuar në të tria finalet.

    Francezi debutoi si golashënues në një ndeshje zyrtare me Madridin gushtin e kaluar, në finalen e Superkupës së Evropës kundër Atalantës, duke shënuar golin e 2-0 në minutën e 83-të. Më pas erdhi titulli i dytë për me Madridin në finalen e Kupës Ndërkontinentale më 18 dhjetor, në të cilën ai hapi rezultatin në minutën e 37-të, teksa spanjollët përfunduan duke mposhtur Paçukën 3-0. Finalja e tretë do të vinte në janar të këtij viti dhe deri më tani është më e hidhura.

    Sepse Reali u mund në finalen e luajtur në Arabinë Saudite me shifrat 2- 5 nga Barcelona. Kilië Mbape nuk mungoi në takimin e tij me golin. Në fakt ishte ai që shënoi golin e parë të ndeshjes, por më pas Barcelona do të përmbyste gjithçka. Kjo do të jetë finalja e tij e katërt dhe francezi shpreson të shënojë sërish. Dhe natyrisht shpreson që të jetë me një fund ndryshe nga ai i tre muajve më parë në Superkupën e Spanjës ndaj të njëjtit rival që do të përballet nesër në mbrëmje.

    GOLAT – Mbapesë iu desh pak kohë për t’u shfaqur në Madrid. Ai luftoi për t’u përshtatur, pavarësisht atij goli në Superkupën e Evropës. Dhe më pas ai është në rrugën e tij për të mbyllur një sezon me ulje-ngritje. “Mbape është tashmë në nivelin e tij”, tha Ançeloti në fund të 2024. Dhe ai kishte të drejtë. Viti 2025 dukej si viti i ngritjes. Ai shënoi 12 gola në 12 ndeshje të ligës, duke shënuar një tregolësh kundër Sitit në “Bernabéu” në Ligën e Kampioneve, nata e tij më e mirë evropiane deri më tani./PanoramaSport

    Kilië Mbape Reali me Mbapenë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i motit për sot, 16 Prill 2026

    April 16, 2026

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.