Një motor ka përfunduar pasditen e sotme në lumin Lana.
Sipas burimeve mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa drejtuesi i motomjetit po tentonte t’i shmangej arrestimit nga policia.
Drejtuesi i motorit zbulohet se ishte person në kërkim. Ai tashmë është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




