Një pallat 9-katësh në Tiranë ka ngjallur vëmendje pasi brenda tij duket se funksionojnë 30 apartamente të dedikuara për shfrytëzim në platformën Airbnb.
Në një foto të siguruar nga “Radar.al” shihen vendet e posaçme ku lëshohen çelësat e apartamenteve, duke konfirmuar praninë e të gjitha njësive, duke konfirmuar kështu edhe shkallën e organizimit të këtij kompleksi.
Ky zhvillim vjen ndërkohë që Tirana po përballet me rritje të kërkesës për akomodime turistike dhe qira të përkohshme. Çdo ditë në rrugët e kryeqytetit shihen mijëra turistë të huaj që vijnë për ta vizituar, duke e kthyer Tiranën në një atraksion të preferuar përgjatë gjithë vitit.
Radar.al


