Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Izmir të Turqisë.
Mediat lokale raportojnë se reshjet e dendura që nisën pas mesnate kanë shkaktuar përmbytje masive në disa lagje, ndërkohë që raportohet për rrugë të prishura dhe ndërtesa të gjendura nën ujë.
Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në lagjen Buca, ndërsa “Hurriyet” raporton se intensiteti i reshjeve ka qenë tepër i lartë ku në zona të caktuara kanë rënë 127 litra për metër katror.



