Reshje të forta breshri kanë përfshirë një pjesë të Myzeqesë ditën e sotme, teksa pjesa tjetër e vendit ka pasur vranësira dhe reshje shiu. Siç shihet nga fotot, breshri duket si borë për shkak të madhësisë dhe dendësisë së e tij teksa ka shkaktuar dëme të mëdha në agrikulturë.
Në zonën e Barbullinjës në njësinë administrative Fier Shegan në Lushnjë, qindra parcela të kultivuara me pjeshkë janë dëmtuar totalisht. Breshëri i rënë për rreth 15 minuta ka rrënuar prodhimin e pritshëm.
Në Barbullinjë, janë të kultivuara mbi 160 hektarë me pjeshkë të cilat janë dëmtuar totalisht.







