TIRANË– Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete paraditen e kësa të marte kanë zhvilluar një vizitë në kryeministri.
Sipas burimeve vizita ka zgjatur 20 minuta për ish-ministrin, i cili ka dalë i vetëm nga godina e kryeministrisë. Këto lëvizje vijnë pak ditë para formimit të kabinetit të ri qeveritar.
Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u rikthye në zyrën e tij në kryeministri, pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi.
Kreu i qeverisë u filmua duke hyre në ambientet e godinës së kryeministrisë, i veshur sportiv dhe me rroba të zeza. Sipas raportimeve, Rama zhvilloi dje edhe një mbledhje me disa ministra dhe deputetë socialistë.
Pritet që brenda pak ditësh të prezantohet përbërja e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa në ditët e ardhshme Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare./Radar.al
Ekskluzive/ Dy mbledhje qeveritare sot, ja temat e diskutimit


