Në “Air Albania”, Shqipëria pret Letoninë në një sfidë vendimtare për Kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri Sylvinho ka publikuar formacionin zyrtar, duke aktivizuar lojtarët më të mirë që nga minuta e parë.
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Laçi, Shehu, Asllani; Broja, Bajrami, Manaj.
Letonia: Zviedris; Ciganiks, Balodis, Cernomordijs, Melniks; Jurkovskis, Zelenkovs, Vapne; Varslavans, Daskevics, Sits.
Në këtë duel, Shqipëria kërkon tre pikët për të mbajtur shanset e kualifikimit, ndërsa Letonia synon të shpëtojë pikë në fushën e “kuqezinjve”.


