Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, ka paraqitur dorëheqjen nga posti i tij pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas burimeve, dorëheqja i është dorëzuar ministrit Ervin Hoxha, ndërsa në dijeni për këtë zhvillim është edhe kryeministri Edi Rama.
Arsyet e largimit nuk janë bërë ende publike, dhe mbetet e pasigurt nëse dorëheqja do të pranohet nga autoritetet përkatëse.
Sulejmani mori drejtimin e AMP-së në një periudhë kur institucioni po kalonte një proces reformimi të brendshëm dhe po angazhohej në hetime ndaj zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit.


