Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Florian Binaj kandidat për Bashkinë e Tiranës, Nisma Thurje e mbështet: Do t’i japë shpresë kryeqytetit

    October 6, 2025

    Nisma Thurje ka shpallur mbështetjen për kandidimin e Florian Binajt në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se Tirana ka nevojë për një frymë të re dhe se Binaj përfaqëson këtë shpresë për qytetin dhe vendin.

    Në reagimin e saj, Nisma Thurje vlerëson përkushtimin e Binajt si aktivist dhe gazetar, duke kujtuar pjesëmarrjen e tij në protestat për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe lumit Vjosa, si dhe angazhimin kundër padrejtësive sociale.

    Partia shpreh bindjen se si kryetar bashkie, Binaj do të punojë për t’i dhënë shpresë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve publike dhe kthimin e qytetit në një vend që i shërben shumicës së qytetarëve, jo interesave të pakicës.

    “Nisma Thurje mbështet Florian Binajn për kryetar bashkie. Sot, Kryesia e Nismës Thurje vendosi që në këto zgjedhje të mbështesim kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj. Ky vendim lidhet kryesisht mbi vlerat që Florian Binaj ka treguar në gjithë këto vite aktivizëm. Si aktivist, Flori ka treguar përkushtimin të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve. Me të kemi protestuar përkrah në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të lumit Vjosa, në protestat kundër rritjes së çmimeve apo shumë padrejtësive të tjera sociale. Si gazetar Flori ka treguar guximin për të denoncuar korrupsionin. Ai ka folur hapur, pa filtra. Në një qytet ku propaganda ka zëvendësuar të vërtetën, zëri i tij ka mbetur i pastër dhe pavarur. Tirana ka nevojë për një frymë të re, për njerëz që nuk janë pjesë e sistemit që e ka rrënuar. Prandaj, jemi të bindur si kryetar bashkie Flori do i japë shpresë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Si këshilltarë bashkiak, do të ishte të punonim me kryetarin Florian Binajn për të siguruar ushqimin në shkolla, për transportin publik dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet që i përket shumicës, jo interesave të pakicës”, thuhet në reagimin e Nismës Thurje.

    bashkia tiranë Florian Binaj kandidat Nisma Thurje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    April 29, 2026

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    April 29, 2026

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.