Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Flik u kthye në punë, detyra jo të lehta përpara me Barcelonën

    July 13, 2025
    Hansi Flik

    Pas një sezoni të parë të suksesshëm në krye të Barçës, me fitimin e tre titujve (Ligë, Kupë dhe Superkupë), Hansi Flik fillon sezonin e tij të dytë në “Ciutat Esportiva de Sant Joan Despí” me qëllim përsëritjen e trofeve dhe, veçanërisht, arritjen e titullit të lakmuar të Ligës së Kampionëve.

    Flik, i cili u pa për një kohë në stadiumin “Joan Gamper”, ka qenë i pranishëm dje në klub me qëllimin për të planifikuar të gjithë sezonin me stafin e tij dhe për të marrë disa vendime të rëndësishme që ende nuk janë përcaktuar, siç janë mbingarkesa në portë ose mesfushë.

    VENDIMI PËR TER SHTEGEN – Pas forcimit të pozicionit të portierit me nënshkrimin e Joan Garsias dhe rinovimit të Vojçek Sheznit, skuadra e parë e Barçës aktualisht ka katër portierë në listë: Joan Garsia, Ter Shtegen, Sheznin e rinovuar së fundmi dhe Injaki Penja. Si pasojë, përveç finalizimit të largimit të portierit spanjoll, agjentët e të cilit kanë punuar me javë të tëra për t’i gjetur një skuadër të re, vendimi i madh është përcaktimi i rolit të Ter Shtegen në skuadër sezonin e ardhshëm. Hansi Flik do të takohet me portierin gjerman, sipas “Catalunya Ràdio”, për ta informuar atë për planet e tij. Flik po mbështetet te Joan Garsia si portieri i tij i parë dhe Shenzi si portieri i dytë, kështu që ai do t’i shpjegojë bashkatdhetarit të tij se nëse dëshiron të jetë titullar, do të duhet të gjejë një skuadër të re. Ter Shtegen ka një kontratë me Barçën deri në qershor 2028 dhe për momentin, si vetë portieri publikisht, ashtu edhe ata pranë tij e kanë bërë të qartë se qëllimi i tij nuk është të largohet.

    ARAUHO, EDHE AI NË AJËR – Së bashku me Ter Shtegen, një tjetër “patate” e nxehtë për trajnerin e Barçës do të jetë Ronald Arauho. Qendërmbrojtësi uruguaian u kërkua të largohej nga Barça në merkaton e janarit, me Juventusin si opsionin e parë, por një dëmtim i Injigo Martínez, së bashku me presionin nga trajneri dhe disa nga shokët e tij të ekipit pas triumfit të Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, bëri që Araujo të ndryshonte mendje dhe madje të përfundonte, duke rinovuar kontratën e tij deri në qershor 2031. Megjithatë, ai mbajti një klauzolë largimi, duke e ulur atë në 60 milionë euro për periudhën nga 1 korriku deri më 15 korrik. Të mërkurën e kaluar, pasi njoftoi rikthimin e tij në stërvitje në Ciutat Esportiva, uruguaiani u pyet nëse donte të qëndronte te Barça. “Për mua, po” u tha ai gazetarëve. Por jo çdo gjë varet prej tij.

    KRISTENSEN ME VALIXHE – Andreas Kristensen, 29 vjeç, me një vit më shumë në kontratën e tij, pasi mbërriti si transferim i lirë në verën e vitit 2022 nga Çelsi është një tjetër lojtar, e ardhmja e të cilit mbetet për t’u përcaktuar. Pavarësisht se është shumë afër arritjes së objektivit të fair play financiar 1:1, klubi katalanas duhet të lirojë më shumë paga për të qenë në gjendje të marrë në konsideratë nënshkrimin e një lojtari të rëndësishëm, siç është Luis Díaz, për shembull. Duke mbërritur si transferim i lirë, Kristensen është një nga lojtarët në skuadër me një pagë të lartë. Kjo, së bashku me faktin se ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe, për këtë arsye, do të largohet verën e ardhshme si transferim i lirë, e bën Kristensen një nga lojtarët në treg.

    MESFUSHA E NGARKUAR – Pablo Torre është në prag të largimit për në Majorka, por largimi i tij mund të mos jetë i mjaftueshëm duke pasur parasysh mbingarkesën në mesfushën e Barçës. Flik do të ketë gjashtë lojtarë në ekipin e parë (Kasado, De Jong, Pedri, Olmo, Gavi dhe Fermín Lopez) për të mbushur tri pozicione në mesfushë. Kësaj i shtohet edhe rikthimi i Bernal, i cili tani është në fazën e fundit të rikuperimit të tij. Deri më sot, në klub kanë mbërritur oferta të rëndësishme për Fermín López, por Flik e ka hedhur poshtë. Edhe De Jong që duken më shumë larg se afër ka bindur në fundin e sezonit.

    SULMI – Luis Díaz ka qenë prej kohësh kandidati i preferuar i drejtorëve teknikë të Barçës, me Dekon në krye. Puna paraprake për ta përcjellë këtë mesazh te lojtari dhe shoqëruesit e tij ka qenë në proces për disa kohë nga drejtuesit e Barçës, megjithëse ky është një treg në të cilin nuk ka shumë sulmues të nivelit të kolumbianit të Liverpulit, është e kuptueshme që Bajerni ka intensifikuar presionin e tyre për të provuar ta sjellin 28- vjeçarin ndërkombëtar kolumbian në Mynih. Nëse është e nevojshme, në këtë kuptim, përfshirja e Hansi Flik mund të jetë e nevojshme dhe ndoshta vendimtare: lojtari bindet përmes futbollit.

    RREZIQET NGA PAS – Përveç një sulmi spektakolar, i cili shënoi plot 94 gola (42 nga Levandovski, 34 nga Rafinja dhe 18 nga Jamal), një tjetër sukses i madh i Barçës në fitimin e titujve sezonin e kaluar lidhej drejtpërdrejt me mbrojtjen. Hansi Flik zgjodhi të merrte rreziqe maksimale me një linjë mbrojtëse shumë të avancuar, diçka që i habiti shumicën e kundërshtarëve, veçanërisht gjatë gjysmës së parë të sezonit. Në fund të sezonit, Flik njoftoi se ata duhet të punojnë më shumë në mbrojtje për sezonin e ri në mënyrë që të mos kenë nevojë të marrin kaq shumë rreziqe në mbrojtje, e cila do të jetë një nga sfidat e tyre para sezonit para debutimit zyrtar më 14 gusht./PanoramaSport

    barcelone Hansi Flik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    January 23, 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    January 23, 2026

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    January 23, 2026

    Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.