Shoku i ngushtë i Enver Ballës, i cili u vra nga djali i tij Esmerald Balla, në Shënavlash dhe pastaj u hodh në pus, ka treguar për marrëdhëniet mes viktimës dhe djemve të tij.
“Kanë shkuar shumë mirë baba dhe djali. Se si ndodhi kjo tani, fundin nuk e di. Djalin e njohim, babën e njohim, të gjithë i njohim… Babë e bir kanë shkuar mirë, saqë e martuan babën. Ky që ka bërë këtë akt të shëmtuar e ka martuar babën”, u shpreh shoku i Enverit për A2.
34-vjeçari Esmerald Balla pranoi para hetuesve se kishte vrarë babanë e tij 62 vjeçar Enver Ballën, e për ta zhdukur e kishte hedhur në pus.


