Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Flamurtari, “makthi” i Vllaznisë në këtë sezon. Kuqezinjtë janë skuadra që i ka marrë më shumë pikë shkodranëve

    March 10, 2026

    Në sezonin 2025-26 të Kategoria Superiore, Vllaznia po zhvillon një edicion mjaft pozitiv, duke qëndruar në krye të renditjes dhe duke u konfirmuar si një nga pretendentët kryesorë për titull.

    Skuadra kuqeblu ka treguar stabilitet dhe forcë në shumë përballje direkte me rivalët e saj, duke marrë rezultate të rëndësishme që e kanë mbajtur në majën e kampionatit. Megjithatë, pavarësisht këtij dominimi në përgjithësi, statistikat e këtij sezoni zbulojnë edhe një “pengesë” të papritur për shkodranët.

    Kjo pengesë ka një emër të qartë, Flamurtari. Skuadra vlonjate është kthyer në një kundërshtar të vështirë për Vllazninë gjatë këtij edicioni, një fakt që u konfirmua edhe të dielën në kuadër të javës së 27-të të kampionatit. Në përballjen e fundit mes dy skuadrave, kuqezinjtë arritën të triumfonin minimalisht me rezultatin 1-0, duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme përballë kryesuesve të kampionatit. Ky sukses i vlonjatëve nuk është një episod i izoluar.

    Pas përfundimit të tre fazave të para të kampionatit, Flamurtari rezulton skuadra që i ka marrë më shumë pikë Vllaznisë. Nga nëntë pikë të mundshme në tre përballje, vlonjatët kanë siguruar plot gjashtë, falë dy fitoreve minimale 1-0, njëra në fazën e parë të edicionit dhe tjetra në sfidën e fundit të luajtur. Një statistikë që bie në sy dhe që tregon se Flamurtari ka ditur të shfrytëzojë maksimalisht përballjet me kryesuesit. Disi paradoksale mbetet kjo panoramë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Edi Martini.

    Vllaznia ka arritur të dominojë përballjet direkte me disa nga ekipet më të forta të kampionatit, duke marrë rezultate pozitive ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë për titull si Egnatia, Elbasani apo edhe Dinamo. Pikërisht këto rezultate kanë ndihmuar kuqeblutë të mbajnë ritmin e kreut dhe të konfirmohen si një skuadër solide në sfidat e mëdha. Nga ana tjetër, vështirësitë kanë ardhur pikërisht në përballjet me skuadrat që luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar.

    Përveç Flamurtarit, Vllaznia ka hasur probleme edhe ndaj ekipeve si Bylisi, duke lënë pikë të rëndësishme në ndeshje ku në letër konsiderohej favorite. Një paradoks që shpesh ndodh në futboll, ku skuadrat e mëdha arrijnë të motivohen maksimalisht ndaj rivalëve direktë, por hasin më shumë vështirësi përballë kundërshtarëve që luftojnë për mbijetesë dhe që hyjnë në fushë me një motivim të jashtëzakonshëm./PanoramaSport

    Flamurtari kuqezinjtë Vllaznia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.