Nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka vijuar akuzat ndaj Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, duke e shënjestruar me një tjetër deklaratë në rrjetet sociale.
“Edi Rama ka një veçori që s’e ka kush: çdo ndërkombëtari që takon i vë një çmim. Ne thjesht nuk dimë sa është çmimi i Marta Kos”, shkruan Noka në postimin e tij, duke aluduar për ndikimin e qeverisë tek përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Përveç deklaratës politike, Noka është përfshirë edhe në përplasje me komentues në profilin e tij. Në disa prej përgjigjeve, ai ka përdorur tone të ashpra dhe shprehje banale, duke shkaktuar reagime dhe polemika në rrjet.



