Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka hequr nga grupi i WhatsApp i Këshillit Kombëtar të PD-së anëtarët që nuk u rizgjodhën deputetë.
Fotot e siguruara nga Top Channel tregojnë se nga grupi janë larguar, mes të tjerëve: Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Emilia Koliqi, Kreshnik Çollaku, Kasem Mahmutaj, Ferdinand Xhaferri, Qani Xhafa, Eralda Tase dhe Dashnor Sula.
Shumë prej ish-deputetëve të larguar kishin shprehur kritika publike ndaj rezultatit të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, një veprim që duket se ka nxitur këtë “pastrim” nga sekretari i përgjithshëm.


