Fituesi i “BBVK”, Drilon Rama mbrëmjen e djeshme ka qenë live duke sqaruar situatën lidhur me Eduard Kuqin, pas komenteve të fundit të këtij të fundit, i cili e akuzoi për mungesë respekti, edhe pse e kishte përkrahur vazhdimisht.
Driloni në lidhje me situatën u shpreh se nuk ndihej i detyruar të shpjegonte qëndrimin e tij, duke sqaruar se ai ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me Kuqin, por kjo nuk ka ndikuar në vlerësimin e tij për të.
Ndërsa më tej Driloni foli për Gjestin, i cili po merr pjesë në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4.
Ai e përkrahu publikisht Gjestin, duke theksuar vështirësitë që ky i fundit ka kaluar për të arritur në Shqipëri pas një periudhe të gjatë izolimi në Kosovë.
“Gjesti e kam parë që është në Shqipëri, duhet me e përkrah të gjithë tani. Krejt që kanë qenë pas meje, jepni gaz për Gjestin. Është shumë djalë i mirë, e ka shumë vështirë se për më shumë se dy muaj ka ndenjur në Kosovë edhe direkt me shku në Shqipëri është tepër e rëndë”, u shpreh ai.
Ndërsa më tej ai shtoi: “Nuk e keni idenë se çfarë është izolimi, sa vështirë ka qenë. Unë jam shumë njeri i fortë, por në Big ka qenë shumë vështirë ndonjëherë. Si po dal, si anej si këndej. Është shumë i mirë, po mundesh me i bë shumë dëm vetes”.


