Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat u shpreh se minitrat e PS-së kishin mbushur arkat me shampanjë në selinë rozë për fitoren e Kamala Harris.
“Ministrat kishin mbushur taracën me arka fishekzjarrësh”, tha Berisha në një konferencë, por shtoi se dolën nga selia rozë kokë varur dhe fytyrë nxirë.
Ish-kryeministri më tej tha se “ajo natë i dha një përgjigje të merituar”, ndërsa më tej shtoi se triumfi i Donald Trump është fat i madh për familjen shqiptare.
“Është fat i madh për familjen shqiptare triumfi i Donald Trump. Mund t’u them shqiptarëve se natën e zgjedhjeve në selinë e PS, qeveritarët, ministrat kishin futur arkat e shampanjës dhe mbushur taracën me arka fishekzjarrësh, të sigurt sepse edhe poll-et e tyre tregonin se ka të sigurt fitoren Kamala Harris. Dhe kur i kanë parë qytetarët të dalin nga ora 04:00 e mëngjesit të dalin kokëvarur, fytyrënxirë, të dëshpëruar ishte një nga pamjet. Se prisnin edhe ndonjë lidhje Skype me Alex në momentin e triumfi të Harris. Ajo natë i dha një përgjigje të merituar”, tha Berisha.


