TIRANË– Kryeministri Edi Rama pritet që të prononcohet ditën e nesërme, mbi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Gazetari Muhamed Veliu raporton se nuk parashikohen ndonjë miting madhështor me mbështetësit e PS siç ndodhi pas fitores në të 2021 në Sheshin “Skënderbej”.
Ndërkohë bëhet me dije se Rama do të ketë një mesazh falënderues në adresë të shqiptarëve për votëbesimin e dhënë kësaj force politike. Momentalisht nuk dihet ende nëse Rama do të dalë përpara medias nga selia e rozë për të mbajtur fjalën falënderuese apo do të jetë një mesazh video i regjistruar./Radar.al
“Inkurajojmë numërimin”/ Ngërçi me votën e Greqisë, PS: S’kundërshtojmë pretendimet e PD
Fitorja e thellë e PS-së, pritet që Rama të prononcohet nesër


