Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor 22 Prill 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

    Bllokimi i internetit ua vështirëson jetën edhe më shumë iranianëve në kohë lufte

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Fitorja e PS, ja kur pritet që Rama të flasë për herë të parë publikisht pas zgjedhjeve

    May 13, 2025

    Ndërsa numërimi i votave vijon ende në disa qytete dhe fitorja e Partisë Socialiste duket e pakontestueshme, kryeministri Edi Rama nuk është prononcuar ende publikisht për këtë sukses historik.

    Sipas raportimit të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, nga selia e Partisë Socialiste, parashikohet që Rama të dalë me një prononcim të parë ditën e mërkurë.

    “Nuk pritet një miting madhështor si ai në Sheshin Skënderbej pas zgjedhjeve të vitit 2021. Kësaj radhe, do të ketë një mesazh falënderimi nga Rama drejtuar qytetarëve për besimin e dhënë, që i jep PS-së mandatin e katërt për të qeverisur vendin,” raportoi Veliu.

    Nuk është bërë ende e ditur nëse fjalimi do të jepet drejtpërdrejt nga selia e PS apo do të jetë një mesazh i regjistruar.

    Ndërkohë, një foto e publikuar një ditë më parë – gjatë një telefonate të Ramës me Hashim Thaçin – tregonte fragmente të një fjalimi fitoreje të shkruar në kompjuterin e kryeministrit, ku theksohej kërkesa për një maxhorancë më të gjerë se 74 vota. Një objektiv që, sipas të dhënave të deritanishme, është arritur me sukses.

    Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, Rama ka dhënë komentet e para pas fitores, duke theksuar se rezultati erdhi si rrjedhojë e organizimit të fortë të PS-së dhe besimit të qytetarëve tek rruga drejt Bashkimit Evropian.

    “Fitojmë sepse shqiptarët besojnë në drejtimin që kemi zgjedhur, jo sepse opozita humbet. Votuesit vlerësojnë rezultatet, jo retorikën pesimiste,” u shpreh Rama për median italiane.

    Tashmë pritet vetëm fjala e tij zyrtare për ta vulosur këtë moment si fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e vendit.

    Edi rama fitorja fjalimi PS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor 22 Prill 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 22, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

    April 22, 2026

    Bllokimi i internetit ua vështirëson jetën edhe më shumë iranianëve në kohë lufte

    April 22, 2026

    Reklamat me fonde publike/ AMA do të ndërhyjë në ligj me rregulla të reja për të shmangur ndikimet

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.