Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kurti bën thirrje për kompromis teksa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po soset

    Kurthi i padukshëm në Hormuz: Si mund të çaktivizohen minat?

    Vr*u bashkë me të vëllain 41-vjeçarin Elton Javori, arrestohet pas tre vitesh autori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Financat “hapin thesin” në dhjetor, pagesat ditore nga thesari, 8 herë më të larta

    December 23, 2024
    Financat "hapin thesin" në dhjetor, pagesat ditore nga thesari, 8 herë më të larta

    TIRANË– Më datën 18 dhjetor, nga buxheti publik nëpërmjet thesarit u dhanë 15.9 miliardë lekë ose rreth 160 milionë euro pagesa. Kjo shumë ishte mesatarisht 8 herë më e lartë se pagesat e së njëjtës datë në 11 muajt e tjerë të vitit 2024 (shiko grafikun e mëposhtëm).

    Më datën 18 tetor 2024 ishin çelur vetëm 0,9 miliardë lekë pagesa dhe më datën 18 nëntor, 3 miliardë lekë. Përqendrimi i shpenzimeve buxhetore është shndërruar në rutinë vitet e fundit, ku pothuajse një e treta e buxhetit përqendrohet në dy muajt e fundit të vitit.

    Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në dy muajt e fundit të vitit pritet të alokohet 33% e buxhetit vjetor. Nga janari në tetor janë shpenzuar gjithsej 517 miliardë lekë, teksa plani vjetor është 771 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare. Në dy muajt e fundit të vitit mbeten për tu shpenzuar edhe 254 miliardë lekë (2,5 miliardë euro, ose 33 % e buxhetit total).

    Një tabelë e detajuar me ecurinë e investimeve vjetore 2024 tregon se, alokimin më të dobët në investimet kapitale e kanë ato në arsim ku në përfundim të vitit nuk është shpenzuar as një e treta e fondeve në nivelin parauniversitar. Duke qenë se kjo pjesë e investimeve është përgjegjësi e pushtetit lokal, nuk arrijnë të realizohen sipas programit, duke lënë shkollat në kushte te mjerueshme.

    Gjithashtu investimet në pushtetin vendor kanë ecuri shumë të dobët. Vitin e kaluar u realizua vetëm gjysma e programit dhe këtë vit ecuria është shumë e dobët. Paaftësia për të shpenzuar në kohë po krijon teprica likuiditeti në llogaritë e qeverisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një inspektim në Ministrinë e Financave verifikoi mangësi dhe paaftësi të stafit në menaxhimin e likuiditetit.

    Përqendrimi i shpenzimeve në fund të vitit tregon për mungesë efektiviteti në përdorimin e taksave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka verifikuar se gati 20 për qind e buxhetit 2023 është alokuar në dy muajt e parë të vitit 2024. Përveç mangësive në hartimin e projekteve dhe zbatimin e tyre sipas planifikimit, punonjësit e prokurimeve po hezitojnë të firmosin nga frika në përfshirjen e hetimeve të SPAK.

    Qeveria merr borxh për të financuar shpenzimet buxhetore që nuk mbulohen nga të ardhurat, por vitet e fundit në llogaritë e buxhetit ka gjithnjë likuiditet, i cili nuk po menaxhohet në mënyrën e duhur vë në dukje Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të ushtruar në Ministrinë e Financave.

    KLSH vëren se menaxhimi i likuiditetit konstatohet se mbart problematika edhe si pasojë e disa faktorëve. Ministria e Financave ka mungesa e strukturave të specializuara për miradministrimin e mjeteve monetare të qeverisjes së përgjithshme.

    Janë konstatuar mungesa të instrumenteve operacionalë, të cilët aplikohen në mënyrë të njëanshme nga Banka e Shqipërisë dhe me kushte ekskluzive. Një arsye tjetër është akumulimi i mjeteve monetare përgjatë pjesës së fundit të vitit buxhetor. Ndryshimi i shpeshtë i buxhetit me akte normative dhe mos detajimi në kohë i planit buxhetor po krijon likuiditete.

    Është verifikuar se mjetet monetare në euro paraqiten me teprica të konsiderueshme likuiditeti dhe nuk është shfrytëzuar mundësia e investimit të tyre në depozitë për të përfituar të ardhura nga interesi, në të njëjtën kohë kur mbajtja e këtyre valutave shoqërohet me kosto./MONITOR

    Financat Pagesat thesari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kurti bën thirrje për kompromis teksa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po soset

    April 20, 2026

    Kurthi i padukshëm në Hormuz: Si mund të çaktivizohen minat?

    April 20, 2026

    Vr*u bashkë me të vëllain 41-vjeçarin Elton Javori, arrestohet pas tre vitesh autori

    April 20, 2026

    “Kupa shkoi për mbretëreshën time”, Babai Selin për “Shqipëria Live”: Largësia më bëri të ndihem në faj

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.