Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierit, ku Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12-të. Nga lista e mbyllur e PS-së në këtë qark në Kuvend hyjnë Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako.
Ndërsa nga lista e hapur janë zgjedhur 7 deputetë: Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti.
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane (PD-ASHM) fitojnë 4 mandate në këtë qark nga lista e mbyllur, me deputetët Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi.
Ky rezultat i votave të diasporës konfirmon qëndrimin e PS-së në krye të Fierit me mandatin e 12-të të fituar.


