Një rast i pazakontë në Suedi ka çuar në dënimin me burg të dy prindërve, pasi gjykata i shpalli fajtorë për neglizhencë penale ndaj fëmijëve të tyre, për shkak të gjendjes së rënduar të dhëmbëve të këtyre të fundit.
Sipas të përditshmes Aftonbladet, prindërit u përballën me drejtësinë pasi kontrolle dentare zbuluan prishje të theksuara dhe të patrajtuara të dhëmbëve te të gjithë fëmijët e familjes. Në disa raste, mjekët u detyruan të ndërhynin me heqje të dhëmbëve për të shmangur pasoja më të rënda shëndetësore.
Edhe pse çifti mohoi neglizhencën dhe pretendoi se kishin bërë më të mirën për fëmijët e tyre, gjykata vendosi se mungesa e kujdesit dentar përbënte shkelje serioze të detyrimeve prindërore. Të dy u dënuan me 8 muaj burg, në një vendim që ka ndezur debat publik mbi kufijtë e ndërhyrjes shtetërore në përgjegjësitë prindërore.
Në Suedi, prindërit kanë detyrim ligjor të sigurojnë edhe kujdesin bazë shëndetësor për fëmijët, përfshirë atë dentar, dhe mosrespektimi i këtij detyrimi mund të konsiderohet krim.


