Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur pasditen e së martës pranë kalasë së Beratit, ku një turist nga Tirana, 42-vjeçar u vra në sy të familjes së tij.
Sipas informacioneve, viktima Keli Hoxha ishte në zonën e kalasë së Beratit së bashku me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët. Ai iu bëri foto fëmijëve me kalin e pronarit lokal, por nuk pagoi për shërbimin.
Pas kësaj, nisi një debati mes tij dhe pronarit të kalit, 63-vjeçarit Kristo Mema (alias Kastriot Hoxha), i cili e goditi me thikë turistin, duke i shkaktuar plagë fatale, në sy të familjarëve. Radar.al ka siguruar foto të autorit të krimit, i njohur në zonë, por edhe nga ata që vizitojnë Kalanë e Beratit.
Autori u arrestua nga policia, ndërsa rezulton se ka precedentë penalë në Greqi. Hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vazhdojnë.


