Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    Sulm gjatë Krenarisë LGBTQ+ në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur, policia kërkon 21-vjeçarin e dyshuar

    Zbulohet një shpellë 70 metra e thellë në Llogara, eksploruesit gjejnë eshtra kafshësh të egra

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Evropa paralajmëron Iranin kundër veprimeve përshkallëzuese, teksa sanksionet hyjnë në fuqi

    September 28, 2025

    Kombet e Bashkuara zyrtarisht kanë rivendosur sanksionet ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor, duke rritur presionin ndaj shtetit që veçse po përballet me izolim botëror dhe telashe ekonomike pas rundeve paraprake të masave ndëshkuese të vendosura nga Perëndimi.

    Në mesnatë, Britania, Franca dhe Gjermania – shtetet evropiane që kanë udhëhequr rivendosjen e sanksioneve që njihen edhe si E3 – njoftuan se janë rivendosur sanksionet ndaj Iranit.

    E3 menjëherë e paralajmëroi Teheranin kundër ndonjë hapi “përshkallëzues” dhe i bëri thirrje Republikës Islamike të rikthehet në negociatave, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara.

    “Rivendosja e sanksioneve të OKB-së nuk është fundi i diplomacisë”, thanë ministrat e Jashtëm të grupit E3 përmes një deklarate të përbashkët.

    “Ne i bëjmë thirrje Iranit që të përmbahet nga çfarëdo veprimi përshkallëzues dhe të rikthehet në respektimin zotimeve, që janë ligjërisht të obligueshme”.

    Grupi kujtoi se “në korrik 2025, ne i ofruam Iranit një zgjatje të kufizuar, me kusht që Irani të pranonte të rifillonte negociatat direkte dhe të pakushtëzuara me Shtetet e Bashkuara, të kthehej në përputhje me detyrimet e tij ligjore për sigurinë bërthamore dhe të adresonte rezervat e tij të larta të uranit të pasuruar”.

    “Fatkeqësisht, Irani nuk ndërmori veprimet e nevojshme për të adresuar shqetësimet tona, as për të përmbushur kërkesat tona për zgjatje… Në veçanti, Irani nuk ka lejuar inspektorët e Agjencisë për Energji Bërthamore të OKB-së [IAEA] të rikthehen në centralet bërthamore të Iranit, as nuk ka përgatitur dhe dërguar tek IAEA një raport që llogarit rezervat e tij të uranit të pasuruar në mënyrë të lartë”.

    Rubio i bën thirrje OKB-së për veprim
    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i bëri thirrje shteteve anëtare të OKB-së “të zbatojnë menjëherë sanksionet e rivendosura, me qëllim që të ushtrohet presion mbi udhëheqësit e Iranit që të bëjnë atë që është e drejtë për vendin e tyre dhe atë që është më e mira për sigurinë e botës”.

    Ai gjithashtu bëri thirrje që Irani të “pranojë bisedime direkte, që do të zhvilloheshin me mirëbesim, pa vonesa”.

    Teherani ka kritikuar lëvizjen e E3 për rivendosjen e sanksioneve, duke e quajtur atë “të paligjshme”.

    Më 26 shtator, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se “aktivizimi i të ashtuquajturit ‘mekanizëm për rivendosjen automatike të sanksioneve’… ligjërisht është i pavlefshëm, politikisht i papërgjegjshëm dhe proceduralisht ka mangësi”.

    Ai tha se Teherani “nuk do të dorëzohet kurrë” ndaj presionit për programin e tij bërthamor, që sipas tij është strikt për qëllime civile, dhe insistoi se vendi nuk po kërkon që të ketë armë bërthamore.

    Megjithatë, ai la të hapur mundësinë për bisedime të mëtejshme, duke thënë: “Diplomacia nuk vdes kurrë”.

    Pak para mesnatës – kur hyn në fuqi sanksionet – Irani tërhoqi ambasadorët e tij në Britani, Francë dhe Gjermani për konsultime, pas asaj që e quajti “lëvizje të papërgjegjshme” nga tre vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Fuqitë evropiane kishin aktivizuar një afat 30-ditor për rivendosjen e sanksioneve, duke akuzuar Iranin për shkelje të një marrëveshjeje të vitit 2015, që synonte të frenonte programin bërthamor të Republikës në këmbim të heqjes së sanksioneve.

    Rusia dhe Kina tentuan që në minutat e fundit të parandalonin rivendosjen e sanksioneve të OKB-së, duke synuar një shtyrje për gjashtë muajsh, por dështuan që të siguronin votat e nevojshme gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit më 26 shtator.

    Masat ndëshkuese përfshijnë një embargo mbi armët konvencionale, kufizime mbi aktivitetet e lidhura me raketat balistike, ndalim të ripërpunimit dhe pasurimit të uraniumit, ngrirjen e aseteve në nivel global dhe ndalesa udhëtimesh për individë iranianë dhe entitete.

    Pas dështimit të përpjekjes ruse dhe kineze për shtyrjen e sanksioneve, presidenti iranian, Masud Pezeshkian, tha për gazetarët se vendi i tij ishte i gatshëm të ishte “transparent për uraniumin tonë të pasuruar në nivel të lartë”. Por, ai shtoi se “mur i mosbesimit” midis Teheranit dhe Uashingtonit është “shumë i lartë.”

    Më 27 shtator, Pezeshkian pretendoi se Shtetet e Bashkuara i kishin ofruar Iranit një marrëveshje “të papranueshme” për të dorëzuar gjithë uraniumin e tij të pasuruar në këmbim të një përjashtimi tremujor nga sanksionet.

    “Duam që t’u dorëzojmë gjithë uraniumin tonë të pasuruar në këmbim të një periudhe tremujore, gjë që është absolutisht e papranueshme”, tha ai.

    Sanksionet e reja do të shtohen mbi ato ekzistuese kundër Teheranit, të cilat kanë dëmtuar rëndë ekonominë dhe herë pas here kanë shkaktuar trazira në qytetet iraniane.

    Zyrtarët iranianë kanë përpjekur të minimizojnë ndikimin e rikthimit të sanksioneve të OKB-së, por ekspertët thonë se ato do ta godasin fort Iranin, duke dobësuar valutën dhe duke çuar në rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, përfshirë mishin, orizin dhe produkte të tjera bazë.

    Përveç shqetësimeve mbi mundësinë e posedimit të armëve bërthamore, edhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë akuzuar për dekada Teheranin për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për nxitje të veprimeve ekstremiste në Lindjen e Mesme, akuza që Irani i mohon./REL

    Evropa Irani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    July 26, 2026

    Sulm gjatë Krenarisë LGBTQ+ në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur, policia kërkon 21-vjeçarin e dyshuar

    July 26, 2026

    Zbulohet një shpellë 70 metra e thellë në Llogara, eksploruesit gjejnë eshtra kafshësh të egra

    July 26, 2026

    Trump nën presion nga këshilltarët ushtarakë, CNN zbulon debatet për Iranin

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.