Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    PD nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, publikohen kriteret për kandidatët

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    EUROPOL: 28 të arrestuar, shqiptarët ndihmonin Ndranghetën për trafik kokaine në portet e Europës

    July 9, 2025

    Një operacion i gjerë ndërkombëtar i zhvilluar më 8 korrik 2025 në Itali, Spanjë dhe Shqipëri ka rezultuar në ndalimin e 28 personave të dyshuar për përfshirje në një rrjet të gjerë kriminal, me lidhje të drejtpërdrejta me organizatën famëkeqe italiane “Ndrangheta”. Aksioni u mbështet nga Europol dhe u koordinua nga autoritetet ligjzbatuese të të tre vendeve.

    Mes të ndaluarve është edhe një shtetas italian nga Kalabria, i konsideruar si organizatori kryesor i një strukture që kontrollonte trafikun e kokainës në zonën e San Basilio, në periferi të Romës. Hetimet tregojnë se ai bashkëpunonte ngushtë me tre djemtë e tij dhe një grup shqiptarësh të përfshirë në logjistikën dhe shpërndarjen e drogës.

    Rrjeti shqiptar dyshohet se kishte rol kyç në nxjerrjen e ngarkesave të drogës nga portet spanjolle dhe holandeze, duke siguruar më pas transportin e saj drejt Italisë. Ata ishin gjithashtu të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit italian. Sipas hetuesve, kokaina vinte nga Amerika e Jugut dhe përmes porteve të ndryshme në Evropë, përfundonte në tregun italian, përfshirë dhe portin e Gioia Tauro.

    Dhuna dhe frika, metoda të kontrollit brenda organizatës

    Autoritetet italiane zbuluan edhe raste të përdorimit të torturës si formë presioni dhe frikësimi ndaj anëtarëve të rrjetit. Katër persona dyshohet se kanë rrëmbyer dhe keqtrajtuar rëndë një trafikant droge. Akti brutal është filmuar me celular dhe videoja është shpërndarë brenda organizatës, për të mbjellë frikë dhe për të siguruar bindje absolute ndaj udhëheqësve të grupit.

    Hetimi zbuloi gjithashtu përdorimin e sistemeve të koduara komunikimi nga grupi kriminal, të cilat shpërndaheshin nga një ofrues shqiptar i shërbimeve të krimit kibernetik, që u arrestua gjithashtu gjatë operacionit.

    Europol Ndrangheta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    PD nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, publikohen kriteret për kandidatët

    April 29, 2026

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    April 29, 2026

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    April 29, 2026

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.