Partia Demokratike ka thirrur protestë më 17 nëntor, ditën e Çlirimit të Tiranës kundër qeverisë. Radar.al ka siguruar mesazhin që iu është dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar për organizimin e protestës.
Mësohet se protesta do të mbahet pasditen e 17 nëntorit, duke nisur nga ora 18:00 te Kryeministria.
“Të dashur miq:
Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.
Protestë,
E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria”, thuhet në sms-në dërguar Këshillit Kombëtar.


