Futbollisti shqiptar Eros Grezda është përfolur së fundmi se mund të bëhet pjesë e Big Brother Vip 4.
Së fundmi, futbollisti ka postuar një foto nga Dubai, ku krah tij shfaqet një vajzë.
Portreti i vajzës nuk duket i plotë, por që dyshohet të jetë e dashura e tij e re.

Kujtojmë që Eros u akuzua nga ish-partnerja, Ajsel Abazi, se nuk e ndihmon në rritjen e fëmijës.
“Si po shkon deri tani bashkëprindërimi?”, është pyetur ajo nga ndjekësit në një ‘Ask me a question’.

Në përgjigjen e saj, Ajsel tha: Asnjë bashkëprindërim fare. Unë jam ajo që kujdesem për gjithçka”.



