Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Erion Braçe reagon për raportimin e Dumanit dhe Çelës në parlament: Nuk duhet të kontrollojmë Prokurorinë

    July 15, 2024
    Erion Braçe reagon për raportimin e Dumanit dhe Çelës në parlament: Nuk duhet të kontrollojnë Prokurorinë

    Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur shqetësimin e tij në një postim në Instagram, duke reaguar ndaj raportimit të kryetarit të SPAK, Altin Dumanit, dhe Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelës, në Kuvend.

    Braçe e ka quajtur këtë ditë si një çast dëmi për Kuvendin, duke argumentuar se deputetët po e bëjnë situatën më keq duke denigruar, bullizuar dhe kërcënuar.

    Ai ka shtuar se është e rëndësishme që deputetët të kuptojnë se nuk duhet të ushtrojnë kontroll politik mbi Prokurorinë dhe trupin gjykues.

    Reagimi i plotë i deputetit Erion Braçe

    Ditë e çuar dëm, madje e dëmshme; Parlamenti, deputetët konfirmuan faktin se të bëjnë pis, të bëjnë dëm!

    Keqinformim, paragjykim, sulm, denegrim, bullizim, kërcënim në kufinj alucinante – njeri i thoshte prokurorit special “harroje votën tonë për me tej në karrierën tënde”, referuar akuzës ndaj udhëheqësit të tyre dhe, tjetri i tha “ti dhe për rinovimin e mandatit varesh nga mazhoranca”, për shkak të padijes mbi ligjin.

    Deputetët nuk pranojnë dot se nuk mund të ushtrojnë kontroll politik për çështje konkrete mbi Prokurorinë;

    Deputetët nuk pranojnë dot se nuk mund të ushtrojnë kontroll politik mbi vendimmarrjen e prokurorit apo gjykatës;

    E thejshtë dhe e zgjidhur ligjërisht – kontrollin mbi Prokurorinë e ushtron një gjykatë më e lartë! Deputetët nuk pranojnë dot se nuk kane asnjë atribut më shumë se një kallëzues i zakonshëm dhe se kjo historia “heto këtë se dua unë, apo arresto në burg këtë se dua unë gjithashtu unë”, nuk ekziston më, ka mbaruar.

    Deputetët nuk pranojnë dot se dhe kjo historia “ impliko këtë që implikoj unë” drejtuar prokurorëve, nuk ekziston më, ka mbaruar.

    Ky nuk është kontroll parlamentar, kushtetues e efektiv; kjo ëshhtë thjesht të bësh pis dhe kjo ishte efektive”.

    Seanca e gjatë e pyetjeve synoi vetëm këtë: “Të bënte pis cilindo në shënjestër, siç parlamenti e bën më mirë se kushdo.

    Në fund, nga gjithë çfarë dëgjova nga prokurorët, dy gjëra-të lidhura, kam:

    Unë mendoj se detyra e një prokurori nuk është thjesht hetimi, grumbullimi i provave me qëllim shkuarjen tek fajësia; edhe pafajësia mund të jetë qëllim!

    Kjo është jetike, kur kallëzimi i qëllimtë në prokurori, Prokurorinë e Posaçme veçanërisht, me imazhin e krijuar e namin popullor – po t’u zu emri atje je i vdekur, po kthehet në instrument politik; I përdorur para zgjedhjeve “vret” pa shkuar tek vota;

    I bën dëm demokracisë!

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

    erjon brace instagram Partia Socialiste e Shqipërisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.