Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Erion Braçe kandidat për Bashkinë e Tiranës? Vetëofrohet në Asamblenë e PS

    March 29, 2026

    TIRANË– Nga takimi i mbajtur në Asamblenë e PS në njësinë numër 5 mbajtur deputeti Erion Braçe është vetëofruar për të kandiduar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin 2027.

    Sipas Euronews Albania burimet bëjnë me dije se në takiminqendrim i Braçes vjen në një kohë kur kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se kurdo të mbahen zgjedhjet në Tiranë, kandidatja e PS do të jetë Ogerta Manastirliu, e cila u shpall që në vjeshtën e vitit të shkuar kur u shpallën zgjedhje të parakohëshme për Tiranën, por që më pas u anuluan nga Gjykata Kushtetuese.

    Bëhet me dije se të pranishëm në takim kanë qenë edhe dy figura të rëndësishme të PS, si Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj që janë ngarkuar nga asambleja që të punojnë në këtë zonë të Tiranës që përveçse është edhe më e madhja, njihet edhe si bastion historik i socialistëve.

    Braçe u delegua në Tiranë në njësinë 5 pak javë para zgjedhjeve të 11 majit, duke u larguar nga Divjaka ku kishte qenë disa mandate rresht deputet i zgjedhur. Në listën e hapur, Braçe mori një rezultat të mirë, duke u renditur si i dyti më i votuari me 23 694 me vetëm rreth 1 mijë vota më pak se ministri Blendi Gonxhja. Ky zhvillim brenda kampit socialist vjen një ditë pas mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar socialist dhe qeverisë, ku burime kanë bërë me dije se nuk kanë munguar edhe tonet ngritur apo edhe tensionet.

    Deputeti socialist një ditë më parë përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë edhe detaje nga mbledhja ndërsa ka bërë me dije se kanë folur lidhur me shqetësimet qytetare por edhe ato të partisë.

    Ai shtoi se forcimi i PS duke u hapur dhe pranuar idetë e të majtëve të rinj është një tjetër që qëllim i cili u diskutua. Sipas tij qëllimi nuk janë karriget por punët që vlejnë.

    “PARTIA SOCIALISTEESHTE SHTEPIA JONE; EDHE E IMJA! PS5 ESHTE THELBI, ORIGJINA! Sot me Asamblene e PS5 kemi bere nje mbledhje shume te mire-te qete, duke folur per shqetesime qytetare dhe te vete partise ne kete njesi, sy me sy e me qellim te qarte zgjidhjen e tyre; respekti per mundin e sakrificen e gjithkujt ne kete organizate, eshte jetik per te tashmen e te ardhmen; puna eshte thelbi yne dhe per te folem, secili dhe te gjithe bashke, duke u perqendruar vecanerisht tani ne te-koha iken e nuk kthehet, ndaj vlen shume tani. FORCIMI I PS DUKE U HAPUR, PRANUAR, PERFSHIRE TE MAJTE QE DUAN TE ZHVILLOHEN E ZHVILLOJNE IDETE E TYRE BASHKE ME PS, ishte nje tjeter qellim i mire per te cilin folem e do flasim edhe me tej! KARRIGET NUK JANE KURRE QELLIM, PUNA E PUNET VLEJNE.”- shkruan ai.

    asambleja e ps brace PS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    April 18, 2026

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    April 18, 2026

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.