ITALI- Në një rrëmujë të pazakontë pas ndeshjes, Kremoneze u largua nga Rexhi Emilia, pas ndeshjes me Sasuolon, pa portierin Emil Auderon, i cili u detyrua të bënte udhëtimin e kthimit në Kremona me makinë.
Siç është raportuar nga “Sky Sport Italia”, Audero po bisedonte me disa gazetarë indonezianë në zonën miks pas ndeshjes kur autobusi i ekipit të Kremonezes u largua nga stadiumi “Mapei” pa vënë re se portieri nuk kishte hipur në autobus.
Pasi u njoftua nga drejtuesit e Sasuolos se Audero ishte ende në stadium, Kremonese siguroi një shofer privat për ta kthyer atë në shtëpi.


