TIRANË– Kryeparlamentari, Niko Peleshi ka sqaruar ditën e sotme shpërndajen e një materiali nga ana e Kuvendit, ku përmendej emri i ish-diktatorit Enver Hoxha si personazh për tu nderuar si “hero i kombit.”
Në fjalën e tij Peleshi kërkoi ndjesë për keqkuptimin, duke shtuar se teksti është nxjerrë pa asnjë interpretim.
“Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e e krijuar. Texti ishte informativ, jo të mbrojë apo vlerësojë dikë. Teksti është nxjerrë pa interpretim, Hoxha është përmendur vetëm me ditëlindje. I kërkova Institutit parlamentar një rishikim të plotë që të shmanget çdo keqinterpretim.”-u shpreh Peleshi./Radar.al


