Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Shqipëria dhe Kosova në rrezik”, zbulon eksperti Emanuel Bajra: Ja sa mund të shkojë çmimi i naftës

    SHBA kap anijen iraniane, Tehrani paralajmëron për hakmarrje

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    EMRI/ Sekuestrohen pronat e punonjëses së shërbimeve qeveritare, ja çfarë dyshon policia

    September 30, 2024
    EMRI/ Më rrogë 600 mijë lekë POR me prona mijëra euro! Sekuestrohen pasuritë e një vajze në Tiranë

    Prokuroria e Tiranës, kërkoi sekuestrimin e pasurive të shtetases I.H., të dyshuara se e kanë “prejardhjen” nga veprimtaria kriminale e të vëllait.

    Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.5061, të vitit 2024, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal, mbi dyshimet për shtetasen I.H., prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

    Vajza në fjalë e identifikuar si Irma Hasani nga hetimet e bëra rezulton se ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt.

    Prokuroria provoi se shtetasja I.H., e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë, nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

    Ndërkohë, Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me anë të shkresës nr.11958/1, datë 23.07.2021,informoi se:

    Departamenti për marrëdhëniet Ndërkombëtare ka njoftuar se Interpol Manchester kërkon informacion për verifikimin e shtetasit shqiptar O. H. pasi është arrestuar në Angli për veprën penale shkelje ligjit për narkotikët. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas është vëllai i shtetases I.H.

    Referuar kontratave noteriale të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe pasurive të luajtshme (automjeteve relativishit të shtrenjta) dhe huadhënieve të vlerave monetare, vërehet se këto janë nënshkruar pothuajse të gjitha në harkun kohor të viteve 2022-2024, mbas arrestimit të shtetasit O.H. për vepra penale në fushën e narkotikëve.

    Nga sa më sipër dhe nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi i këtij procedimi penal, arrihet në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasve I.H., O.H. dhe familjareve të tyre janë produkte të veprës penale ose veprimtarise kriminale, në të cilat ka qenë i përfshirë shtetasi O.H.

    Perfundimisht, organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasja I. H. dhe familjarët e saj janë të krijuara nga burime të paligjshme dhe nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të regjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme.

    Për këtë arsye kërkohet caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestron Preventive” për: pasuritë e paluajtshme, në emrin e shtetases I. H. dhe familjarëve të saj;

    Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;

    Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;

    Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;

    Nr. 110/76, ZK3215, Vol 15, Faqe 106;

    Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe

    Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161

    Sekuestrimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë për automtetet:

    Volksëagen golf 5;

    Renault Clio;

    Audi Q3;

    Volvo CX60;

    Mercedes Benz ML350 BLUETEC; dhe Audi SQ7.

     

    mijera euro sekuestrohen pasurite e nje vajze Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Shqipëria dhe Kosova në rrezik”, zbulon eksperti Emanuel Bajra: Ja sa mund të shkojë çmimi i naftës

    April 20, 2026

    SHBA kap anijen iraniane, Tehrani paralajmëron për hakmarrje

    April 20, 2026

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 20, 2026

    Reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme 20 Prill 2026

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.