Një 20-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se dëmtoi të paktën 6 automjete të parkuara.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës ku një mjet tip BMW, që drejtohej nga 20 vjeçari Antonio Dimo nën efektin e pijeve alkoolike ka humbur kontrollin e timonit, ka përplasur 6 makina të tjera.
Për rrjedhojë është bërë arrestimi i 20 vjeçarit Antonino Dimo njëherazi është gjobitur edhe me 170 mijë lekë.


