Policia e Lezhës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një 35-vjeçar u dhunua nga persona të paidentifikuar.
Sipas uniformave blu, rreth orës 17:40, pranë “Kryqëzimit të Rrilës” në Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar goditën me mjete të forta Petrit Palokën, 35 vjeç.
I plagosuri u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


