23-vjeçari shqiptar, Kevin Peraj, është arrestuar nga Policia e Londrës me akuzën për vrasje e një 19-vjeçari.
Sipas burimeve, Peraj akuzohet se qëlloi me armë dy persona që ndodheshin brenda në makinë në Stroud Green Road.
Nga ky atentat, i vdekur ka mbetur 19-vjeçari Ahmed Habib, ndërsa personi tjetër mbeti i dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.
Peraj do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Uxbridge të enjten, 18 korrik dhe më pas do të paraqitet në Old Bailey të hënën, 22 korrik.


