Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    EMRI/ Atentati ndaj Agron Pukës i dështoi, vihet në pranga autori

    October 9, 2024
    EMRI/ Atentati ndaj Agron Pukës i dështoi, vihet në pranga autori

    Mesditën e kësaj të mërkure ka rënë në pranga 31-vjeçari, Amarildo Ndreca (Kola), i cili u shpall në kërkim për atentatin e bërë ndaj Agron Pukës.

    Ju kujtojmë se më datë 6 mars, 31-vjeçari në bashkëpunim me dy persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasin Agron Puka, para shkollës në fshatin Rrilë të Lezhës.

    Sipas njoftimit të policisë, janë proceduar në gjendje të lirë edhe 6 shtetas të tjerë që shoqëronin 31-vjeçarin, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe/ose përkrahje të autorit të krimit.

    Njoftimi i policisë:

    Me pistoletë me vete, në një lokal në Laç, ndërkohë që ishte në kërkim për një tentativë për vrasje, vihet në pranga 31-vjeçari.

    I ndaluari dhe 2 shtetas të tjerë, në mars 2024, tentuan të vrisnin në fshatin Rrilë, shtetasin A. P..

    Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas që shoqëronin 31-vjeçarin, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe/ose përkrahje të autorit të krimit.

    Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj, 15 fishekë, 2 automjete, 2 celularë dhe një shumë parash.

    Gjatë monitorimit 24/7 të situatës në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një tentativë për vrasje. Informacioni është administruar menjëherë dhe në kuadër të operacionit “Double Trouble”, forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, si dhe Seksioni kundër Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, kanë ndërhyrë për kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.

    Si rezultat, në një lokal në Laç, është vënë në pranga shtetasi A. N. alias A. K., 31 vjeç. Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “. Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit K. N. dhe V. T., ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në fshatin Rrilë, më datë 06.03.2024, shtetasin A. P..

    Nga kontrolli fizik i kryer në momentin e ndalimit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin ku u kap ai, u gjet një pjatë me mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë.

    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 shtetasit që shoqëronin në lokal, shtetasin A. N. alias A. K., konkretisht për shtetasin P. J., 28 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe për shtetasit M. Ll., 50 vjeç, A. Gj., 23 vjeç, B. Gj., 36 vjeç, A. N. alias A. K., 45 vjeç dhe N. B., 34 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.

     

    Agron Puka Amarildo Kola atentati
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mateo konfirmon ribashkimin me Brikenën, një foto romantike i jep fund aludimeve

    June 22, 2026

    Messi thyen rekord historik në Botëror, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave

    June 22, 2026

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Shkodër dhe Malësi të Madhe

    June 22, 2026

    Rama pas takimit me Macron: Kënaqësi të takoja Presidentin e Francës në Paris

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.