Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    EMRI/ Akuzohen për tentativën e vra*jes së mafiozit grek, kush është ‘killeri’ nga Gjirokastra dhe grupi i tij

    December 9, 2025

    Policia greke ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për operacionin e fundit që çoi në arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala. Megjithatë, mediat greke kanë publikuar detaje të reja mbi këtë aksion.

    Në pranga ka rënë 45-vjeçari nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Dhimiter Meci, i njohur si “Dhimo”, i konsideruar prej kohësh në Greqi si një vrasës me pagesë. Ai është arrestuar disa herë ndër vite për ngjarje të ndryshme kriminale dhe shpesh është liruar në rrethana të paqarta.

    Meci u kap gjatë një operacioni të shërbimit të posaçëm të policisë greke, së bashku me pesë persona të tjerë: tre shqiptarë dhe dy grekë, mes tyre një grua. Ata akuzohen për ngjarjen e 16 majit 2025, kur nga një motor u qëllua me rreth 40 plumba drejt automjetit të blinduar “Mercedes-Benz” të 41-vjeçarit Jani Lala në zonën e Ano Liosia në Athinë. Lala ia doli të shpëtonte falë blindimit të makinës.

    Lala, një emër i njohur në rrethet e krimit në Greqi, kishte qenë i arrestuar më herët për vrasjen e gazetarit Jorgo Karaivaz dhe të boksierit Hari Kontogiorgi, por ishte liruar. Ai konsiderohej së fundmi njeriu i afërt i kriminelit të njohur ukrainas “Etnik”, që jeton në Dubai. Vetë Lala është gjetur i vrarë një muaj më parë në Arahova, ngjarje që tashmë është zbardhur nga policia greke.

    Gjatë operacionit të sotëm, policia sekuestroi 4 armë automatike Kallashnikov, 3 pistoleta, dhjetëra fishekë dhe sasi kokaine.

    Kush është Dhimo Meci

    Dhimo Meci, 45 vjeç, rezulton i dënuar disa herë në Greqi për vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

    Arrestimi i parë i tij daton në vitin 2004, për vrasjen e një emigranti sirian pranë një qendre prostitucioni në Athinë.

    Gjatë një leje 9-ditore nga burgu i Kasandrës, ai u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke marrë 65 mijë euro.

    Më pas, ai është arrestuar disa herë për shkelje të lirimit me kusht dhe për një sërë veprash të tjera penale.

    Pas vitit 2011, Meci dyshohet se ka punuar për një bandë që merrej me gjobëvënie në disa zona të Athinës, ku bizneset paguanin 100–150 euro çdo dy javë për “mbrojtje”. Ai përmendet si i dyshuar për disa vrasje të ndodhura midis viteve 2006–2014, të lidhura me larje hesapesh mes grupeve të krimit të organizuar.

    Sipas mediave greke, pas disa prej këtyre vrasjeve ai ishte zhdukur për një periudhë kohe në Shqipëri dhe dyshohej se paguhej deri në 200 mijë euro për ekzekutime. Në dhjetor 2014 u arrestua në Sepolia së bashku me Klodian Lekocajn (Klod Cara), i identifikuar si drejtues i një bande kriminale të përfshirë në vrasje me pagesë. Meci u kap me dy pistoleta dhe dyshohej për përfshirje në një tjetër tentativë vrasjeje në Halkidiki në verën e vitit 2014.

    Në vitin 2018, ndërsa vuante dënimin në burgun e Koridhalos, policia e lidhi me vrasjen e Artin Katos, ndodhur në vitin 2012 në Peristeri. Kato jetonte në Holandë dhe ishte thirrur në një takim kurth, pasi Meci komunikonte me të përmes një profili të rremë në Facebook, të emërtuar “Anastasia”.

    Megjithëse i akuzuar për një sërë veprash të rënda, ende nuk dihet se si Meci ka arritur të fitojë lirinë në periudha të ndryshme gjatë viteve.

    Biznesmeni greqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.