Një sherr i çastit mes kushërinjve ka përfunduar me dhunë në Cakran të Fierit. Mbrëmjen e së premtes, 37-vjeçari Miri Sulaj, së bashku me djalin e tij, sulmuan me sende të forta 44-vjeçarin Eduard Sulaj, kushëririn e tyre të afërt.
Si pasojë e dhunës, Eduard Sulaj pësoi plagë të shumta në trup dhe fillimisht mori ndihmën mjekësore në Qendrën Shëndetësore të Cakranit. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai u transportua më pas në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, autorët u larguan nga vendi i sherrit, por u kapën dhe shoqëruan disa orë më vonë nga Policia e Fierit dhe Forcat “Shqiponja”.