Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje në PD/ Alesja Balliu sfidon Berishën ne garën për drejtimin e partisë

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    EMRAT/ Qëlluan me armë policët në Morinë, GJKKO “fundos” grupin e trafikantëve, deri në 35 vite burg!

    February 12, 2026

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar shtatë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të përfshirë në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, përmes Kosovës, drejt vendeve të Bashkimit Europian.

    Të pandehurit u gjykuan me procedurë të zakonshme dhe u gjetën fajtorë për disa vepra të rënda penale, përfshirë tentativë për vrasjen e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë një operacioni në Morinë në vitin 2023. Sipas dosjes, gjatë ndërhyrjes së policisë ata kanë qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve në krye të detyrës, në përpjekje për t’u arratisur.

    Dënimet më të rënda

    Tre prej të pandehurve, Sultan Grimash (alias Sadaak Guremache alias Junes Alma), Ayoub Bahhoo, Muhammed Radën (alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan) si dhe Muhammed Shehab (alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman), u dënuan me nga 35 vite burgim secili, pas bashkimit të dënimeve për disa akuza, ku përfshihen:

    “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë
    “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë
    “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”
    “Trafikimi i armëve dhe i municionit”
    “Grupi i strukturuar kriminal”

    Gjykata vendosi që dënimet të vuhet në burg të sigurisë së lartë.

    Dënime të tjera
    Rabi Lqadi (alias Rabi El-Kadi) u dënua me 8 vite burgim.
    Muhammed Nasir (alias Nouh Graie) u dënua me 12 vite burgim.
    Nagid Alabdalah (alias Abu Gira) u dënua me 8 vite burgim.

    Disa prej të pandehurve u shpallën të pafajshëm për akuzën e “kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”, pasi gjykata vlerësoi se fakti nuk përbën vepër penale.

    Vendimi u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 12, datë 10.02.2026, pas pretencës së paraqitur nga SPAK.

    Ngjarja daton në vitin 2023, kur gjatë një operacioni në pikën kufitare të Morinës, anëtarët e grupit hapën zjarr ndaj forcave të policisë, duke rrezikuar jetën e disa efektivëve.

    GJKKO morine trafikante
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje në PD/ Alesja Balliu sfidon Berishën ne garën për drejtimin e partisë

    April 30, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026

    Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

    April 30, 2026

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.