Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve ka publikuar një seri email-esh, mes të cilëve një komunikim ku Jeffrey Epstein pretendon se ka kaluar Ditën e Falënderimeve 2017 me Donald Trump dhe persona të tjerë. Ky detaj, i raportuar edhe nga media amerikane, bie në kundërshtim me deklaratat e mëparshme të ish-presidentit, i cili ka pohuar se ka ndërprerë çdo kontakt me Epstein që prej vitit 2004.
Pas publikimit të dokumenteve, Trump reagoi menjëherë në “Truth Social”, duke deklaruar:
“Epstein ishte demokrat dhe ky është problemi i demokratëve, jo i republikanëve! Pyetni Bill Clintonin, Reid Hoffman dhe Larry Summers. Ata dinë gjithçka për të. Mos u merrni me mua, unë kam një vend për të drejtuar!”
Me këtë deklaratë, Trump akuzoi sërish demokratët se po përdorin “mashtrimin Epstein” për goditje politike, duke mohuar të ketë patur ndonjë marrëdhënie të mëvonshme me të pas viteve 2000.



